Rezultatet nga ndeshjet direkte në mes Kosovës dhe Greqisë

Kosova dhe Greqia do të përballen sot në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Kosovës do të jetë nikoqire e asaj greke në ‘Fadil Vokrri’, për ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve.

Të dy ekipet futen në këtë ndeshje pasi kanë fituar ndeshjen paraprake.

Kosova mposhti Qipron 2:0, ndërsa Greqia arriti fitore 1:0 ndaj Irlandës së Veriut.

Ndërsa, sa i përket takimeve direkte në mes Kosovës dhe Greqisë, në tri ndeshje janë ndarë baras, kurse njërën e kanë fituar grekët.

Në pesë takimet e fundit ekipi kosovar ka dy fitore dy humbje një barazim, njëjtë kanë edhe Greqia bilancin e pesë ndeshjeve të fundit.

Sa i përket ranglistës nga FIFA, Kosova ndodhen në vendin e 107, kurse grekët në të 55.