Rezervat devizore në dhjetor janë rritur për 574,8 milionë euro

Shkup, 11 janar – Rezervat devizore në fund të dhjetorit të vitit 2023 kanë qenë 4.538,4 milionë euro dhe në krahasim me muajin e kaluar shënojnë rritje për 574,8 milionë euro, njoftoi Banka popullore.

Pjesa më e madhe e rezervave devizore janë renditur në letra me vlerë (52%), pas së cilës pasojnë valutat dhe depozitat (38,8 %) dhe ari monetar (9,1%).