Rënie e numrit të të punësuarve në industri, ndërkohë rritje 18 përqind ka pasur në një grup

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar për 4.1 përqind rënie e numrit të të punësuarve gjatë muajit shkurt, krahasuar me shkurtin e kaluar.

“Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit shkurt të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 2.6%, te Prodhimet kapitale për 6.3%, Produktet intermediare, përveç energjisë për 1.3% dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 6.3 përqind”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Ndërkohë rritje për 18 përqind është regjistruar te grupi i prodhimeve të qëndrueshme për konsum të gjerë.

Në sektorin e prodhimit të lëkurës ka pasur rënie më të madhe (12.4 %) dhe te prodhimi i veshjeve (10.4 %).