Rekomandimet e KSI-së/ Qeveria do të vendosë në seancën e ardhshme

Shkup, 23 mars – Pritet që Qeveria në seancën e radhës të sjell vendim për rekomandimet lidhur me masat për kovid që i propozoi Komisioni për sëmundje infektive në takimin e fundit, paralajmëroi sot zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha.

“Të gjitha propozimet dhe rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive do të shqyrtohen në takimin e ardhshëm të Shtabit koordinativ qendror për të cilin pritet të mblidhet këto ditë. Më pas procesverbali nga Shtabi duhet të miratohet në seancën e ardhshme qeveritar. Presim në seancën e ardhshme qeveritare të miratohet procesverbali nga Shtabi qendror koordinativ, gjegjësisht nëse do të pranohen ose jo të gjitha rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive”, tha Hoxha në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.

Komisioni për sëmundje infektive javën e kaluar në seancë rekomandoi për fëmijët në arsimin fillor të mos e obligueshme mbajtja e maskës, si dhe të mos jetë e nevojshme certifikata për vaksinim ose për kalim të Kovid-19 për vizitë në pjesët e hapura dhe tarracat e objekteve hotelierike