Rekomandime të Komitetit Kombëtar të Imunizimit kundër Kovid-19

Shkup, 19 gusht – Rekomandimet e ekspertëve në lidhje me imunizimin kundër Kovid -19 përcaktohen bazuar në të dhënat dhe provat e konfirmuara dhe të pranuara nga organizatat shëndetësore përgjegjëse për monitorimin e sëmundjeve infektive siç janë Qendra Evropiane dhe Amerikane për Sëmundjet Infektive (CDC dhe ECDC) , nga agjencitë mjekësore rregullatore EMA dhe FDA dhe OBSH, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Rekomandimi nga të gjitha këto organizata është që për imunizimin e plotë kundër Covid-19 është e nevojshme të merren dy doza (me përjashtim të vaksinës J&J e cila jepet vetëm në një dozë) në një interval të përcaktuar, 14 ditë pas marrjes së dozës së dytë. Për sa i përket llojit të vaksinave, është e nevojshme të kryhet imunizimi me një vaksinë nga i njëjti prodhues, përveç nëse ka një kundër indikacion shëndetësor për të njëjtat.

“Prekja dhe rikuperimi nga Kovid-19 nuk është pengesë për vaksinimin dhe njerëzit janë prekur me këtë sëmundje duhet të vaksinohen. Imuniteti që krijohet pas sëmundjes si dhe gjatë sëmundjes është individual dhe mund të jetë plotësisht asimptomatik, në forma më të rënda dhe komplikim si dhe gjendje të të ashtuquajturës KOVID i zgjatur”, citojnë nga MSH-ja.

Një nga rekomandimet është që periudha kohore nga sëmundja në vaksinim të jetë së paku një muaj. Përcaktimi i niveleve të antitrupave nuk rekomandohet dhe nuk ka ndikim në vaksinimin.

Tek njerëzit që janë trajtuar me antitrupa monoklonalë ose plazmë të rimëkëmbjes gjatë trajtimit, vaksinimi mund të jetë tre muaj pas terapisë dhe shërimit të plotë nga sëmundja.

Tek personat të cilët në periudhën midis marrjes së dy dozave të vaksinës kundër KOVID 19 janë konfirmuar pozitivë, doza e dytë e vaksinës shtyhet deri në periudhën kur personi do të shërohet plotësisht nga sëmundja.

“Disa studime shkencore që janë ende të kufizuara tregojnë se njerëzit që kanë pasur Kovid-19 mund të kenë nevojë vetëm për një dozë të vaksinës. Sidoqoftë, për shkak se nuk ka të dhëna të sakta se sa mbrojtje siguron një dozë e vetme vaksine, kjo pikëpamje nuk pranohet nga organet përkatëse rregullatore shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Njerëzit të cilët janë plotësisht të imunizuar (me dy doza të vaksinës Kovid-19, 14 ditë pas dozës së dytë) kanë më pak mundësi që të infektohen dhe të jenë pozitivë kur kanë kontakt me virusin, por kanë simptoma më të lehta. Vaksina siguron mbrojtje kundër zhvillimit të formave të rënda të sëmundjes dhe vdekshmërisë. Të dhënat tregojnë se tek njerëzit që vaksinohen nëse shfaqen simptoma, sëmundja kalon shumë më thjesht dhe pa një pasqyrë të rëndë klinike.

“Të dhënat epidemiologjike në të gjithë botën tregojnë se sëmundja po përhapet dhe po preken personat që nuk janë të vaksinuar dhe në këtë valë janë kryesisht të rinjtë, ku përqindja e vaksinimit është më e ulëta,” citohet në njoftim.