Regjistrohen 805 raste të reja me Kovid-19, kanë vdekur 10 persona, 5.761 raste aktive

Shkup, 15 gusht – Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 805 raste të reja me Kovid-19 prej 6.980 testimeve të bëra. Kanë vdekur 10 persona prej të cilëve më i riu ishte 28 vjeç.

Numri më i madh i të sapoinfektuarve është në Shkup – 240, me çka vijon Gostivari me 138 dhe Tetova me 136 raste të reja. Në qytet tjera në shtet numrat janë dyshifrorë dhe njëshifrorë. Në Kumanovë janë regjistruar 53 raste të reja, në Strumicë 50, Kërçovë – 46, Ohër – 32, Dibër – 18, Manastir dhe Strugë nga 15, Veles – 13, Kavadar – 9, Prilep dhe Sveti Nikollë nga 7, Shtip – 6, Koçan, Resnjë dhe Radovish nga 4, Berovë dhe Vinicë nga 2, Vallandovë, Demir Hisar, Kratovë dhe Makedonski Brod nga 1.

Prej të vdekurve, katër janë nga Tetova (53, 72, 72 dhe 73), dy nga Kërçova (28 dhe 53) dhe nga një person i vdekur nga Gostivari (44), Shkupi (56), Dibra (86) dhe Kumanova (60). Të gjithë kanë vdekur në kushte spitalore.

Janë regjistruar 77 pacientë të shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.761. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 që nga fillimi i epidemisë arrin në 162.164, ndërsa numri i pacientëve të shëruar është 150.851. Të vdekur janë 5.552.  Deri tani në vend janë bërë gjithsej 1.062.292 testime në Kovid-19.