Regjisorja norvegjeze përballet me 3 vite burg

Një grua në Norvegji po përballet me deri në tre vjet burg për akuzat kriminale të gjuhës së urrejtjes pasi tha se një burrë nuk mund të bëhet lezbike.

Tonje Gjevjon, një regjisore dhe aktore lezbike, u informua më 17 nëntor se ishte nën hetim për gjuhën e përdorur kundër aktivistes së shquar norvegjeze Christine Jentoft në Facebook. Jentoft është një femër transgjinore që shpesh i referohet vetes si një nënë lezbike.

Jentoft akuzoi më parë një grua tjetër, Christina Ellingsen, për transfobi për një pretendim të ngjashëm. Ellingsen është gjithashtu nën hetim dhe përballet me tre vjet burg nëse shpallet fajtor.

Në postimin në faqen e saj në Facebook Gjevjonit thuhej: “Është po aq e pamundur që burrat të bëhen lezbike sa edhe burrat të mbeten shtatzënë. Burrat janë burra pavarësisht nga fetishi i tyre seksual.”

Gjevjon ka thënë se ajo postoi qëllimisht mesazhin e saj në Facebook për të tërhequr vëmendjen ndaj ligjeve të Norvegjisë për gjuhën e urrejtjes.

Komentet e Gjevjonit duket se janë nën hetim për përfshirjen e një amendamenti të vitit 2020 në kodin penal të vendit që shtoi “identitetin gjinor dhe shprehjen gjinore” nën kategoritë e mbrojtura nga gjuha e urrejtjes. Personat që shpallen fajtorë për gjuhën e urrejtjes përballen me gjobë ose deri në një vit burg për komente private dhe maksimum tre vjet për komente publike.