Regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup
Shkup, 23 shtator – Për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot është kryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Për këto arsye, informojnë nga MPB-ja, SPB Shkup – Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit nëpër rrugët në zonën e gjerë qendrore të Qytetit të Shkupit.
SPB Shkup apelon tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion të respektohen urdhrat të cilat i japin punonjësit e uniformuar policorë.