Refuzohet kërkesa e Karakamishevës për shkeljen e të drejtave të saj me Marrëveshjen e Prespës

Shkup, 2 shkurt – Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë kërkesën për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të shtruar nga profesoresha Tanja Karakamisheva në vitin 2019, në të cilën ajo elaboron se me Marrëveshjen e Prespës i janë shkelur e drejta për ndalim nga diskriminimi dhe e drejta e lirisë së të menduarit dhe shprehurit.

Gjykatësi raportues Osman Kadriu, duke e shtruar kërkesën në seancën e sotme të tretë në Gjykatën Kushtetuese, theksoi se Gjykata mund të vendosë për shkeljen e lirive dhe të drejtave konkrete, për të cilat shkelje sipas Kushtetutës tonë ofrohet mbrojtje gjyqësore kushtetuese por se është shumë e rëndësishme këto të drejta të shkelen me akt vetanak ose veprim të ndonjë organi ose institucioni.

“Në bazë të individualiteti, shtruesi këtu thirret në marrëveshjen përfundimtare dhe në mënyrë në të cilën është elaboruar, marrëveshja nuk paraqet akt individual. Marrëveshja dhe veprimet e ndërmarra në të gjitha fazat nuk bëhet fjalë për veprime individuale me të cilat mund të shkelen e drejta individuale e individëve, grupeve të qytetarëve ose personave juridikë”, deklaroi Kadriu.

Sipas Kadriut, është kryesore ajo që me marrëveshjen përfundimtare të Prespës me Greqinë dhe veprimet e ndërmarra prej të dyja shteteve deri në momentin e dakordimit të marrëveshjes nuk paraqet akt individual dhe se Marrëveshja është akt i përgjithshëm me materie të natyrës ligjore dhe politike me të cilën zgjidhen interesat shtetërore për mirëqenien e të gjithë qytetarëve dhe të gjithë shtetit, për çka nuk ekzistojnë kushte Gjykata Kushtetuese të vendosë për këtë kërkesë.

Karakamisheva në kërkesën, e elaboruar në 15 faqe, kërkon nga Gjykata Kushtetuese të përcaktohet se me Marrëveshjen përfundimtare të Prespës i janë shkelur të drejtat për të cilat Gjykata Kushtetuese ofron mbrojtje dhe të sjellë masë të përkohshme me të cilën do të ndalohet zbatimi i të gjitha masave, detyrave dhe obligimeve të cilat dalin prej marrëveshjes për sjelljen e aktit final.

Gjykatësi raportues Osman Kadriu, tha se masa e përkohshme është e pakuptimtë dhe ajo mund të përcaktohet vetëm në rast të ngritjes së procedurës.

Karakamisheva para se të shtrojë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, iu drejtua Gjykatës Civile në Shkup, e cila u shpall absolutisht jokompetente për marrë vendin, pas çka në afatin ligjor, i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Në shpjegimin para Gjykatës Kushtetuese, Karakamisheva, si bazë të parë thotë se në preambulën e marrëveshjes përfundimtare nga Prespa nuk përmendet emri i vendit, por pala tjetër, e cila me një rregullore të tillë konsideron se të drejtat e saj janë shkelur dhe e dyta marrëdhënie juridike në të cilën thirret është se me aktin e marrëveshjes së lidhur të drejtat e saj në mënyrë të vazhdueshme dhe të përhershme janë shkelur.