Reforma tatimore, HOTAM: Nuk është koha e duhur, turizmi ende nuk është rimëkëmb si duhet
Shkup, 14 Gusht – Reforma tatimore e vendosur nga qeveria ka krijuar shumë reagime edhe nga hotelierët në Strugë dhe Ohër. Nga shoqata e hotelierëve thonë se sektori i turizmit dhe gastronomisë ishin më të prekurat gjatë krizës së pandemisë, ende janë në rimëkëmbje dhe nuk është koha e duhur për sistem të ri tatimor dhe rritje të taksave.
Ata thonë se me krizën ende të vazhdueshme nga pandemia, me inflacionin e ri, dhe rritja e çmimit të energjisë elektrike, do të çojnë deri tek mbyllja e shumë bizneseve.
“Për hotelierët kjo është shenjë e keqe, sepse sapo kemi filluar një trend, me rimëkëmbjen, me zhvillimin, ndryshimin në infrastrukturë, mendoj që nuk është momenti të vendohen tani këto ligje, sepse ende industria nuk është në këmbë të shëndetshme, ka shtrejntim çdo ditë në shumë aspekte dhe kjo është kapaku lart. Shkurt thënë, nuk është koha e duhur të bëhet tani kjo.” – tha Kryetari i HOTAM, Kërste Blazheski.
Nga HOTAM thonë se disa herë iu është thënë që do të marrin ndihmë, por nuk janë ndihmuar mjaftueshëm për humbjet që ka pësuar sektoti i hotelierisë.
“Edimë që nuk morëm ndonjë ndihmë të madhe, vetëm thuhet se morëm ndihmë nga qeveria për vitet e kaluara kur ishte korona, mjetet nuk u ndanë siç duhej, pra kush sa ka paguar taksa, aq të marrë ndihmë në atë kohë krize. U gjend një zgjidhje tjetër për të paguar taksat, sepse nuk ishin të ndara mjete sipas meritave.” – u shpreh Kërste Blazheski.
Nga hotam thonë se nëse vazhdohet kështu do të duhet të punojnë vetëm për shtetin dhe nuk do të kenë mundësi të pagojnë punëtorët siç duhet.
Gjatë krizës së pandemisë në Strugë dhe Ohër shumë hotele dhe qendra turistike u mbyllën, ndërsa dhe shumë të tjerë u detyruar të zvogëlojnë numrin e të punësuarve.
Megjithëse këtë sezon turizmi kishte rritje, hotelierët nuk arritën të rimëkëmben plotësisht.

