Realizohet pagesa e kulturave kopshtare dhe frutave të dorëzuara në objektet përpunuese
Shkup, 20 tetor – Agjencia për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sot e realizoi pagesën në bazë të pagesave plotësuese direkte për kulturat kopshtare dhe frutave të dorëzuara në objektet përpunuese.
Siç bëri të ditur Agjencia, 3.942 kopshtarë marrin ndihma prej 230 milionë denarë, ndërsa 178 kultivuesve të frutave u janë paguar mbi 16 milionë denarë.
Lartësia e pagesave direkte për këto nënmasa është tre denarë për një kilogram.
Shfrytëzues në pjesën e kopshtarisë janë korporatat bujqësore të cilat kanë hapësira të mbjella me kultura kopshtare dhe janë shfrytëzues të nënmasës 1.4, ndërsa të cilët prodhimtarinë e realizuar e kanë dorëzuar në objektet përpunuese për perime direkt ose përmes një blerësi të regjistruar në periudhën prej 26 dhjetor 2020- 25 dhjetor 2021, duke përfshirë edhe kulturat e prodhuara kopshtare për nevojat e objektit përpunues – të regjistruar në regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore.
Në pjesën e frutikulturës, janë paguar mjete për pagesa direkte shtesë nga nënmasa 1.7 për fruta të dorëzuara në objektet përpunuese. Shfrytëzues të kësaj nënmase janë korporatat bujqësore të cilat kanë hapësira të mbjella me vishnje, mjedra, manaferra, aronia, kajsi, dredhëza dhe kivi dhe janë shfrytëzues të nënmasës 1.7, ndërsa të cilat prodhimtarinë e realizuar të frutave e kanë dorëzuar në objektet përpunuese për fruta direkt ose përmes një blerësi të regjistruar në periudhën prej 26 dhjetor 2020 – 25 dhjetor 2022, të regjistruar në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore.