Real Madridi prezanton fanellën bazë për edicionin 2022/23

Real Madridi ka publikuar fanellën e re bazë për edicionin 2022/2023.

Los Blancos po e përfundojë këtë edicionin si kampion në La Liga, derisa janë edhe në finale të Ligës së Kampionëve, aty ku do të takohen me Liverpoolin.

Para finales së garës më të madhe për klube në Evropë, Real Madridi ka zbuluar fanellën e tyre bazë për edicionin e ri.

Mbretërit u kanë qëndruar besnik ngjyrave të tyre (bardhë dhe zi), të dizajnuara nga adidas, ndërsa janë me jaka.

Në prezantimin e tyre morën pjesë edhe legjendat e tyre si Roberto Carlos, Raul Gonzalez e Iker Casillas, mes lojtarëve si Karim Benzema e David Alaba.