Real Madridi merr një lajm të rëndë, sensacioni spanjoll ka këputur ligamentin
Mediumi spanjoll MARCA, ka raportuar se ylli i Real Madridit, Joan Martinez, ka pësuar këputje të ligamentit gjatë seancës së sotme stërvitore.
16-vjeçari ishte një ndër pikat më pozitive të Real Madridit në turin parasezonal në SHBA këtë verë.
I riu ishte përfshirë në dinamikat e ekipit të parë nën urdhrat e Carlo Ancelottit, madje tekniku italian ishte aq i kënaqur me paraqitjet e tij, sa që ftesa për të në finalen e Superkupës së Evropës ishte pothuajse e sigurt.
Real Madridi kishte planifikuar që ta siguronte Martinezin duke i ofruar atij një kontratë afatgjatë me një rritje të pagës si dhe me një status të lojtarit i cili mund të përfshihet në strukturën e ekipit të parë.