Real Madrid do të tentojë për Haaland në vitin 2024

Skuadra e Real Madrid nuk ka humbur shpresat për Erling Haaland.

Ylli norvegjez, Erling Haaland sapo është transferuar te Manchester City dhe aty ka filluar furishëm, duke gjetur golin pa telashe.

Kalimi i Haaland te City gjatë kësaj vere nuk ka shuar shpresat e Real Madrid. ‘Los Blancos’ kanë një plan afatgjatë në mendje.

Sipas raportimeve të ‘AS’, Real Madrid do të tentojnë transferimin e Haaland, gjatë vitit 2024.

Mediumi spanjoll thotë se marrëveshja mund të mbyllet për rreth 180 milionë euro.

Haaland kaloi te City nga Borussia Dortmund dhe aty duket goxha i lumtur. Forma e tij është e jashtëzakonshme.

2024 duket afër, por në futboll është larg. Forma mund të ndryshojë, po ashtu edhe interesimi i Real Madrid.