Real Madrid do të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e gjashtë lojtarëve në janar

Më 1 janar, Real Madrid do të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e gjashtë lojtarëve që do të jenë të lirë të largohen nga klubi gjatë verës.

Sipas asaj që ka raportuar gazetari i Diario AS,  Fernando Tavero, Los Blancos do të vendosin në janar nëse do t’iu ofrohet kontratë e re lojtarëve në fjalë apo do t’i lënë të lirë të largohen në verë.

Janë gjashtë futbollistë që kanë luajtur rol të madh këtë edicion te Real Madridi, e disa prej tyre prej vitesh kanë qenë arkitektët kryesorë për sukseset e Los Blancos.

Joselu: Marrëveshja njëvjeçare e huazimit të sulmuesit ka ecur mirë deri më tani me tetë gola, pavarësisht se ka luajtur vetëm 10 ndeshje.

Kepa: Portieri është në të njëjtën situatë me Joselu, por ai nuk i ka bindur të gjithë deri tani.

Lucas Vazquez: Mbrojtësi i kthyer në të djathtë ka qenë mbresëlënës kohët e fundit dhe e mbylli atë me një ndeshje gol kundër Alaves.