Reagon MPJ: Në Nju Jork kemi konsul gjeneral dhe nuk është paraparë zëvendësim i tij
Shkup, 17 shkurt – Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar lidhur me informatat që dolën për dërgimin e një konsul nderi në Nju Jork.
Siç shprehen nga MPJ, në këtë vend tanimë ka një konsul nderi dhe i njejti është në mesin e mandatit të tij. Kështu, siç thonë, nuk është paraparë zëvendësimi i tij.
“Duke marr parasysh se bëhet fjalë për informacion me karakter konfidencial, lejoni t’ju informojmë se Republika e Maqedonisë së Veriut ka Konsull të Përgjithshëm në Totova, SHBA, ai është Jordan Panev, është diplomat karriere dhe i njëjti është zgjedhur sipas të gjitha rregullave ligjore. Aktualisht ai është në mes të mandatit të tij, dhe tani për tani, nuk planifikohet zëvendësim i tij para kohe”, shprehen nga MPJ.
Ky reagim nga MPJ vjen pasi në opinion dolën disa spekulime se prezantuesja televizive Besmira Ejupi është propozuar për konsul nderi e Maqedonisë në Nju Jork.//Zhurnal.mk

