Reagon Cunmulaj: Ftojeni Sabri Fejzullahun ose Dino Merlinin në vend të Bregoviqit

Modelja shqiptare, Emina Cunmulaj ka reagur me anë të Instastory-ve në lidhje me ardhjen e Goran Bregoviqit në Festivalin e Birrës në Korçë.

Sipas Cunmulajt më mirë do të ishte të ftohej legjenda e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu dhe legjenda e muzikës në Ballkan, Dino Merlin.

“Ah sa bukur do ishte sikur legjenda e muzikës shqipe do ishte i ftuar në Korçë dhe do i ishte dorëzuar çelësi i Tiranës”, ka shkruar Cunmulaj në një instastory.

“Ose pse nuk ftohet legjenda e gjithë Ballkanit dhe jo vetëm e ish-Jugsllavisë. Pse nuk e sillni atë?”, ka shkruar modelja duke ia bashkangjitur një video të Dino Merlinit, shkruan Indeksonline.

Rreth nesh

Adresa
8 Udarna Brigada
Shkup – RMV-të, 1000

Hours
Monday—Friday: 9:00AM–5:00PM
Saturday & Sunday: 11:00AM–3:00PM