Reagon ASh ndaj Artan Grubit: Deri në momentin fundit mbroje koalicionin pro-rus Gruevski-Ahmeti
Shkup, 4 mars – Aleanca për Shqiptarët, përmes një komunikate për media kanë reaguar ndaj deklaratës së Artan Grubit, ku tha se tentimi për rrëzimin e Qeverisë nga opozita ishte një skenar rus, informon Zhurnal.
Sipas tyre, është vet Artan Grubi që deri në moment të fundit ka mbrojtur koalicionin pro rus Gruevski – Ahmeti.
Reagimi i plotë i ASh-së:
Paska fol Artoni! Njeriu i cili në vitin 2017, deri në momentin e fundit mbronte koalicionin pro rus Gruevski-Ahmeti, me partner kryesor oligarkun e Putinit, Sergey Samsonenkon dhe që natën e 27 prillit përqafohej me djalin e Mijallkovit gjatë sulmit të përgatitur në Moskë e Beograd mbi tempullin e demokracisë
Tani me partnerë të ri, regjimi i BDI-së vazhdon avazin e vjetër të lidhjeve me anti amerikanë të njohur e të sanskionuar nga SHBA, duke u ndarë tenderë milionëshe kompanive të Dodikut dhe duke emëruar ambasador në OKB Fërçkovskin e padëshirueshëm në Uashington.
Shumë shpejtë do të merr fund regjimi dhe partia që është e mbushur me njerëz dhe partnerë që janë në listën e zezë të SHBA-ve, listë kjo që së shpejti do të plotësohet edhe më shumë me emra të funksionarëve të tyre.

