Reagimi i kryetarit Xhaferi në lidhje me deklaratën e zëdhënësit të VMRO DPMNE-së, Dimçe Arsovskit
Shkup, 17 shkurt – Subvencionet, në përputhje me Marrëveshjen me Telekomin, te të cilat referohet Arsovski duke i definuar si luks me para popullore dhe të cilat Arsovski kërkon të ridestinohen, nënkuptojnë procedurë joligjore, gjegjësisht, personi i cili do e kryejë ridestinimin e tillë do të përgjigjet penalisht. Në fakt, shembuj të atillë ka në të kaluarën dhe në praktikën gjyqësore dhe personat që kanë kryer veprime të atilla të paligjshme janë akoma objekt i procedurës së gjyqeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Së këndejmi, Kryetari Xhaferi nuk ka ndërmend të futet në aktivitete joligjore vetëm sepse përfaqësues të caktuar të partive politike e kërkojnë këtë nga ai me anë të deklaratave ditore politike populiste të cilat në rast se përkthehen në mënyrë përkatëse do të thonë shkelje të ligjeve.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, siç sqaroi në emisionin e djeshëm në TV24, në pajtim me dispozitat ligjore, aprovoi ngritjen e procedurës me të cilën Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në përputhje me Planin vjetor të furnizimeve publike publikoi Shpallje për furnizim publik të shërbimeve të telefonisë celulare me vlerë të përcaktuar prej 10.000.000,00 denarë për periudhë prej dy vitesh, të dedikuara për linja për gjithë shërbimin – rreth 270 linja dhe linja për deputetët – rreth 120 linja për çka Kuvendi lidhi marrëveshje për furnizim publik të shërbimeve që është publikuar në mënyrë transparente në SEFP. Marrëveshja hyri në fuqi prej më 01.02.2022 në kohëzgjatje prej dy vitesh. Në përputhje me nenin 9 të Marrëveshjes, Telekomi i Maqedonisë ka obligim të sigurojë subvencione në shumë minimale prej 4.438.098,00 denarë, me TVSH të përfshirë, të cilat Kuvendi mund ti shfrytëzojë për furnizimin e aparateve celulare zyrtare.
Pas këtij sqarimi të sërishëm të hollësishëm nga ana e Kryetarit, konsiderojmë se janë shterur të gjitha mundësitë për hapjen e sërishme të kësaj teme, për shfrytëzimin e saj për fitimin e poenëve ditorë dhe të imtë politikë dhe theksojmë se Kryetari praktikon komunikim të drejtpërdrejtë dhe direkt me përfaqësuesit e mediumeve që të informojë opinionin në hollësi për procedurat, dhe nuk i transmeton qëndrimet e veta me anë të mediumeve sociale ose intervistave të izoluara me pyetje paraprakisht të marra vesh dhe të porositura.

