Rastet aktive janë mbi 5 mijë, nga nesër hyjnë në fuqi masat e reja restriktive

Shkup, 15 gusht – Ndjeshëm është rritur numri i të infektuarve me covid, ndërsa prej MSH-së paralajmërojnë se javët në vijim gjendja mund të jetë kritike. Ndërkohë, pohojnë se sistemi shëndetësor është i gatshëm për valën e re. Klinika infektive në Shkup është e mbushur me pacientë me covid, ndërsa do të aktivizohen dhe qendrat e tjera. Një lajm tjetër për ata që e kanë kaluar virusin është se edhe ata do të mund të hyjnë në kafene duke patur parasysh masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga nesër lidhur me personat e pavaksinuar, të cilët nuk guxojnë më të hyjnë në kafene e restorante, informon Zhurnal.

Dje u regjistruan 792 raste të reja, 104 ishin shëruar, si dhe 10 pacientë kishin vdekur.

Kryeson Shkupi me rastet aktive (245), e më pas vijjojnë Tetova me 136, Gostivari me 127, Kumanova me 59 e kështu me radhë.

Numri i rasteve aktive për momentin shënon 5043.//Zhurnal.mk