Rast bizar në Filipine, polici vret shefin e policisë rajonale për shkak të flokëve – u nis drejt tij me gërshërë kur ai hapi zjarr mbi të

Një polic që mbikëqyrte mbarëvajtjen e një punkti për tu siguruar se po aplikoheshin masat e karantinimit në jug të Filipineve, ka vrarë shefin e policisë rajonale që e kritikoi se i ka shumë flokët e gjata.

Drejtori i policisë së provincës Sulu, koloneli Michael Bavajan Junior, po kryente një kontroll rutinor për t’u siguruar që po respektohen masat anti-COVID, kur vërejti se zyrtari policor Imran Jilah i ka flokët shumë të gjata, thuhet në raportin e policisë, transmeton Telegrafi.

Bavajan kritikoi ashpër Jilahun dhe u largua. Më vonë u kthye për një kontroll në punkt nga kampi i afërt i policisë – ku me vete kishte marrë një palë gërshërë.

Derisa iu afrua, Jilah hapi zjarr mbi të dhe kështu shefi i policisë ndërroi jetë rrugës për në spital, shkruan Associated Press.

E mbrojtja e kolonelit ia kthyen me të njëjtën monedhë – duke vrarë të dyshuarin në qytetin Jolo.

Në anën tjetër, shefi i policisë kombëtare – gjenerali Gilermo Elezar ka urdhëruar fillimin e hetimeve.