Raporti vjetor për punën e Këshillit të prokurorëve publik për vitin 2020 para Komisionit për sistem politik
Shkup, 1 shkurt – Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie në mes bashkësive në seancën e sotme të 37-të e shqyrtoi raportin vjetor të Këshillit të prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020.
Duke paraqitur raportin, kryetari i Këshillit Antonio Jolevski tha se gjatë vitit 2020 janë zgjidhur vetëm disa prokurorë publik edhe atë tre, me Akademi për gjykatës dhe prokurorë publik të përfunduar, të zgjedhur në Prokurorinë publike të Shkupit dhe një në Prokurorinë publike në Shtip.
“Zgjedhjet e tjera nuk u kryen në Prokurorit e Lartë apo Publike për arsye se nuk kishte mjaftueshëm kuadro për në prokuroritë publike. Nuk kemi shumë kuadro edhe në Akademi që do të plotësonte prokuroritë themelore që të mund të kryhet zgjedhje në prokuroritë më të larta. Për momentin kemi një gjeneratë që ka 59 kandidatë, prej të cilave 30 për gjykatës dhe 29 për prokurorë që do të kryhen kah fundi i këtij viti. Në vitin 2020 nuk kemi kandidat”, informoj kryetari i Këshillit Jolevski.
Ai kumtoi se numri i prokurorëve publik në Maqedoni të Veriut duhet të jetë 244, duke mos përfshirë 18-të vendet e sistematizuara në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korupsinit. Derisa në numrin e përgjithshëm po përshihet edhe kjo Prokurori publike, numri i prokurorëve publik do të ishte 262.
Kryetarja e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie në mes bashkësive Sonja Mirakovska e ndaloi seancën, ndërsa vazhdimin e përcaktoi për të ejtën në ora 12.