Raportet e Antikorrupsionit dhe Revizionit “të ngujuar” në sirtaret e Prokurorisë

Shkup, 4 maj – Mbi 60 raporte revizore në pesë vitet e fundit, qëndrojnë në sirtaret e organeve hetuese. Asnjë nga 20 iniciativat e Komisionit të Antikorrupsionit nuk kanë përfunduar në gjykatë. Prokuroria nga ana tjetër thotë se po vepron për të gjitha raportet dhe iniciativat, transmeton Zhurnal nga REL.

Mungesë të kritereve për furnizim të ndarë dhe të zbatuar, tenderë problematikë, institucione që shkelin ligjet si dhe dyshime për mallverzime me para janë vërejtjet më të shpeshta të Entit Shtetëror për Revizion, dhe Komisionit për Parandalim të Korrupsionit. Anëtarët e këtyre dy institucioneve në vitet e fundit bëjnë thirrej dhe paralajmërojnë se rralllë herë ndodhë që institucionet të veprojnë për vërejtjet e tyre.

Vite prapa Enti Shtetëror për REvizion në raportet e saja regullisht ka treguar për parregullsitë në harxhimin e parave buxhetore, por institucionet tjera rrallë ndodhë të dënojnë kryerësin.

Në periudhën nga viti 2016 deri 2021, revizioni shtetëror ka dërguar 68 raporte deri te Prokuroria Publike, pati njoftuar drejtori Maksim Acevski.

Kompetent për veprim për raportet e revizorëve dhe antikorrupsionerëve janë disa institucione. Një prej tyre institucioneve që i pranon raportet është Kuvendi. Kjo do të duheshte t’i obligojë institucionet tjera të veprojnë për raportin revizor, por kjo në praktikë nuk ndodhë.

Prokuroria, policia, policia finansiare i marin raportet e revizorëve dhe iniciativat për përndjekje penale nga antikorrupsionerët.

Raportet e tyre shpesh mbushen me propozime dhe infromata si të përmirësohet kontrolli i harxhimit të parave shtetërore, e në disa prej tyre ka edhe kërkesë për përgjegjësi penale. Por, në praktikë nuk fitohet përshtypja se veprohet për këto gjëra.

Përshembull Antikorrupsioni vitin e kaluar konsideronte se kryetari i Strugës, Ramiz Merko duhet të përgjigjet penalisht për mallverzime finansiare, të konfirmuara në hetimin e tyre por edhe nga revizioni shtetëror. U ngrit procedurë në Prokurori, por prej atje deri tani nuk japin informata se deri ku ka arritur, transmeton Zhurnal.

Kryetarja e Antikorrupsionit Biljana Ivanovska thotë se deri tani nuk ka përfundim ligjor për lëndët që antikorrupsionerët konsiderojnë se ka bazë për ndjekje penale për korrupsion.

“Pengesa më e madhe është Prokuroria, sepse në këtë periudhë tre vjeçare nga funksioinmi ynë ka rreth 20 iniciativa për përndjekje penale por asnjëra nuk ak përfunduar në gjyq”, thotë ajo për REL.

Ajo shton se as në segmentin për punësim problematik në administratën publike ku gjatë analizës së tyre janë detektuar pika të dobëta në 19 ligje sa i përket punësimit, por Qeveria nuk i zbaton as propozimet.

NGa Prokuroria e hedhin poshtë vlerësimin si pengues në luftën kundër korrupsionit.

“Përkundrazi, Prokuroria aktivisht vepron për të gjitha iniciativat dhe raportet e dorëzuara. Në disa pjesë të lëndëve, raportet e dorëzuara dhe iniciativat janë bazë për formimin e lëndës, derisa në raste tjera ato kyçen dhe bëhen pjesë e materialit dëshmues në lëndë më të vjetër të formuar nga Prokuroria”, thuhet në përgjigje.

Ish prokurori Konstantin Kizov thotë se raportet revizore janë komplekse dhe prokurorëve u duhet më tepër kohë për kontrollim dhe vlerësim. Ai shton se shpesh herë nuk marin prioritet përshkak se Prokuroria nuk ka kuadër të mjaftueshëm për punë.

“Lëndët që i marin prokurorët, me emër e me mbiemër, me vepër konkrete penale dhe ku janë të lidhur me afat dhe duhet të veprojnë, derisa me raportet revizore duhet të kontrollohen, nëse do të kthehet prapa te revizori, e për këtë shkak këto janë proedura më të gjata”, thotë Kizov.

Sipas raportit vjetor të Prokurorisë, mungojnë 70 deri në 80 prokurorë publik. Kizov shton se prokurorët duhet t’i japin prioritet raporteve ku ka harxhim të pa regjistruar të mjeteve./Zhurnal.mk