Rangnick: Ky është Sancho që njohim

Ralf Rangnick nuk ka kursyer lëvdatat për yllin anglez, Jadon Sancho.

Lojtari i Manchester United, Jadon Sancho ka bërë një paraqitje mjaft të mirë dje ndaj Southampton.

Paraqitja e tij nuk shpëtoi pa komente pozitive të trajnerit të United, Ralf Rangnick, i cili thotë se është ky version i Sancho ai që të gjithë e njohin.

“Jadon është në formë të mirë, jo vetëm në pjesën e parë, por edhe në të dytën ai pati momentet e tij të mira”, ka thënë Rangnick, transmeton lajmi.net.

“Me performancën e Jadon në ndeshjet e fundit, jam i kënaqur. Ky është Jadon që e njohim nga Bundesliga gjermane”, shtoi gjermani.

“Ka akoma hapësira për përmirësim tek ai, por mënyra se si luan tani është ndoshta më e mira që Jadon Sancho ka bërë këtë sezon”, ishin komentet e Rangnick.

Manchester United luajti baras 1:1 ndaj Southampton. Golin e vetëm e shënoi Sancho