Ramë Lahaj me shkrim prekës për të ëmën pak ditë pas vdekjes: Pa buzëqeshjen tënde, unë jam i vyshkur

Të shtunën u njoftua se ka ndërruar jetë nëna e tenorit të njohur shqiptar, Ramë Lahaj.

Ajo vdiq pak orë para koncertit madhështor të Lahajt që do mbahej në Prishtinë, gjersa prej vitesh vuante nga një sëmundje.

Pak ditë pas ndarjes së saj nga jeta, tenori nga Istogu i ka bërë një dedikim prekës përmes një postimi të publikuar në rrjete sociale.

https://www.instagram.com/p/CSWMZnGoYpZ/?utm_source=ig_web_copy_link

Ai kujton disa nga momentet më të mira që kaluan bashkë e po ashtu thekson se ka lënë një zbrazëtirë të madhe në jetën e tij.

Postimi i plotë i Lahajt (pa ndërhyrje):

“Nënë, u çova edhe sot me ritmin e tenxhereve tua të dikurshme, veç se sot nuk ishe në kuzhinë. Mu dasht me ardhë me t’pa nder vorre. Erdha para sabahut, n’6. Ritmin që ma ndjellë edhe mua për të më përcjelle edhe sot e kësaj dite, po ti sot një llaf s’ma bone. Se le mo që as mëngjesin s’ma shtrove.

Nanë, kam mëndu që për asnjë arsye në jetë nana se len fminë pa hangar. As gabel s’ma the e as kryet s’ma përkëdhele. As nuk me buzëqeshe si dikur. E pa buzëqeshjen tanë nanë, unë jam krejt i vyshkun.

Eh moj nanë magari qe jam, për një moment mendova që muj kthehemi bashkë n’shpi. Fmi hesapi.

“Gabeli jot”.