Ramadani: Propozimi i VMRO-së për 90 deputetë e minon kërkesën për një njësi zgjedhore
Shkup, 1 shkurt – VMRO-DPMNE kohëve të fundit duke ikur nga përgjigja e vërtetë dhe decide ndaj kërkesë së partive më të vogla për një njësi zgjedhore, ka shpikur një kundërpërgjigje me propozim për Parlament me 90 deputetë. Është e qartë si po i kalkulon interesat partiake. Kështu shprehet analisti politik Ismet Ramadani në një deklaratë për “Lokalno”, informon Zhurnal.
Ramadani është decid se propozimi për Kuvend me 90 deputetë e minon kërkesën e partive të vogla për një njësi zgjedhore.
“Nga ana tjetër LSDM nuk është dhe aq naive të mos u’a kuptojë qëllimet dhe dyfytyrësinë në propozimin e tyre. Nëse këtu shtohet edhe qëndrimi i partive shqiptare të cilat apriori janë kundër, atëherë është e qartë se askund nuk shihen shanset për marrëveshje. Partitë e vogla, me uljen e deputetëve në Kuvend nuk fitojnë asgjë të posaçme, e duhet ta dijnë se mjafton vetëm edhe një tentim që të manipulohen dhe të humbin statusin e tyre parlamentar. Përsëris, propozimi për Kuvend me 90 deputet e minon kërkesën e partive të vogla për një njësi zgjedhore”, sqaron Ramadani.
Sipas tij, kërkesat e partive më të voglapër një njësi zgjedhore pa një prag zgjedhor është gabim, duke sqaruar se kjo u jep argument partive të mëdha se janë shumë të dobëta dhe nuk do i llogaritin si asnjë konkurent në zgjedhje.
“VMRO-DPMNEja opozitare e tronditur nga “instant” fitorja e zgjedhjeve lokale, e di se me numër nën 300 mijë vota në Parlament prej 120 deputetëve është larg absolutisht të formojë ndonjë Qeveri. Për këtë kalkulon me numrin 90 që të shmangë kapacitetin e dobët koalicionues. Duhet ta dijnë se edhe partitë më të vogla shumë mirë dinë të kalkulojnë për interesat e tyre, e për partitë shqiptare të mos flasim. Por duhet të pranohet, mirë është të ketë propozime dhe alternativa, le të jenë edhe kalkulative, me rëndësi është se kemi një opozitë sadopak konstruktive”, thotë Ramadani./zhurnal.mk