Ramadani: Çka janë këto dyshime kur si mbështetës kemi BE-në dhe SHBA-të?
Shkup, 11 korrik – Analisti politik dhe këshilltar i kryeministrit për integrime euro atlantike, Ismet Ramadani konsideron se duhet të hyjmë në një luftë politiko-diplomatike me Bullgarinë me përcaktim të fortë maqedonas, prej të cilës duhet të jemi të sigurtë se në fund do të dalim si vend fitimtar, përcjellë Zhurnal.
Ai në një deklaratë për Lider, deklaratën e Petkovit se kërkesat bullgare janë bërë evropiane, e komenton si një arsyetim politik para opinionit bullgar për reterimin që ata e kanë bërë pr deklaratën e parë.
Sa i përket protokolit, Ramadani thotë se asgjë nuk fshihet dhe as nuk mund të fshihet. Për të, thotë se ende po negociohet. Regullat diplomatike thonë dhe japin të drejtë që derisa zgjatin negociatat, nuk mund të publikohet.
Ai thotë se garancë për Maqedoninë e Veriut janë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shprehet se negociatat do të jenë të vështira por gjithsesi shteti jonë do të dalë si “fitimtar” nga e gjithë situata.
“Një gjë ta dimë, nëse kemi mesazhe që vijnë nga Blinken, nga Sholc, nga Makron, nga Mishel dhe liderë tjerë të SHBA-ve, madje amerikanët thonë kështu: “shkojmë më tej së bashku”, do të thotë si partner strategijk, atëherë pse gjithë këto dyshime? Pse të kemi kaq mos besim në një situatë kur ne do të jemi aktorët. Edhe më tej do të jemi pjesë e atyre bisedimeve të cilat nuk do të jenë të lehta, do të jenë të vështira ashtu siç ishin edhe për shtetet tjera.
Nëse shohim në shitori, kemi shembull Britaninë e Madhe kur i bashkohet BE-së, çfarë rezistence përjetoi për 10 vite nga Sharl de Gol nga Franca. Ne duhet të jemi me këto liderë me këto vende. Ne kur jemi me liderë të fuqishëm, me shtete të tilla të forta të cilat qëndrojnë sot si asnjëherë në mbrojtje të demokracisë, atëherë ajo politikë nuk i kupton këto mesazhe dhe nuk dëshiron të jetë pjesë e këtyre porosive gjegjësisht pjesë e kësaj demokracie, me të vërtetë duhet të kuptojmë se kjo është humbje dhe rrezik për shtetin tonë” shprehet analisti Ramadani.
Sa i përket protokolit ai shprehet se e njejta nuk po fshihet nga askush.
“Protokoli nuk po fshihet, ai po bisedohet. Nuk fshihet. Sepse komisionet të cilat punojnë mes dy MPJ-ve përpiqen deri në fund të gjejnë zgjidhje me kompromis të cilat do t jenë të pranuara në opinion edhe tek ne edhe në Bullgari. Këtu po bisedohet, mirëpo ka edhe aktorë tjerë që ndihmojnë. Për këtë duhet të jemi të durueshëm, nuk mundet ai protokol të fshihet. Ai protokol do të jetë para Kuvendit, para Qeverisë… nuk mund të jetë ashtu siç dikush mendon. Sot nuk mundet asgjë të fshihet. Por rregullat diplomatike japin të drejtë, derisa zgjatin bisedimet për këtë protokol të mos publikohet”, ka deklaruar Ismet Ramadani./Zhurnal.mk

