Rama: Turp për një anëtar i NATO-s të rrëmben dy vende aleate

Tiranë, 23 qershor – Është turp që një vend anëtar i NATO-s, Bullgaria, gjatë një lufte të ashpër në oborrin e Evropës, rrëmben dy vende të tjera anëtare të NATO-s – Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, tha sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama para fillimit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Ai theksoi se Shqipëria nuk ndihet viktimë e këtij procesi, pasi siç theksoi ai, gjithmonë do të ketë ndonjë Bullgari “këtu apo andej” që mund të bllokojë.

“Në të njëjtën kohë ne nuk e ndryshojmë kursin tonë. Ajo që duhet të bëjmë është të vazhdojmë ta ndërtojmë Evropën në shtëpi”, tha Rama, duke shtuar se kjo mund të jetë një ditë e re për Evropën, por jo për Bullgarinë.

Ai theksoi se në situatën aktuale, nisma “Ballkani i Hapur” është zgjidhja e duhur për bashkëpunimin rajonal dhe se ajo mbetet e hapur për këdo që dëshiron t’i bashkohet asaj.

“Ne do të vazhdojmë rrugën evropiane sepse nuk ka alternativë tjetër, por duhet të ndërtojmë frymën evropiane në rajonin tonë”, tha Rama, duke shtuar se pavarësisht se çfarë do të ndodhë sot, Shqipëria do të vazhdojë të bëjë punën e saj dhe t’i zbatojë reformat jo sepse e kërkon Brukseli. por sepse e duan fëmijët shqiptarë.

Në lidhje me dhënien e statusit kandidat Ukrainës, Rama tha se Maqedonia e Veriut është vend kandidat për anëtarësim prej 17 vitesh, Shqipëria është tetë, duke theksuar se marrja e statusit kandidat është një gjë e mirë, por u bëri thirrje qytetarëve ukrainas të mos kenë shumë iluzione