Rajoni Jugperëndimor, do të zgjidhë problemin me deponinë e egër

Shkup, 19 mars – Së shpejti do të gjendet një zgjidhje për deponinë e egër në rajonin jugperëndimor të vendit, i cili tashmë e disa vite ka qenë një problem për qytetarët e atij rajoni. Së bashku me rajonin e Pellagonisë, të dy rajonet do të ndërtojnë një deponi ndër rajonale në komunën e Novacit.

Nga Këshilli për rajonin Jugperëndimor thonë se tashmë është vendosur që problemi i deponisë të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.

“Do të jemi në mundësi që për kohë të shkurtër të realizojmë kërkesat e qytetarëve, të shoqatave joqeveritare, të politikës ditore por edhe kërkes e jona e kahmotshme përgjithmonë të gjejmë vend adekuat, ligjor për deponin dhe trajtimin e mbeturinave”, u shpreh kryetari i komunës së Strugës dhe kryetari i këshillit të rajonit jugperëndimor Ramiz Merko.

Tashmë janë përzgjedhur stacionet e transferimit në disa komuna, nga ku plehrat do të transportohen në vendgrumbullim. Për ndërtimin e deponisë janë siguruar mjete nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Para 3 muajve me ministrin për mbrojtjen e ambientit Naser nuredini, kemi mar obligim dhe na janë përcaktuar edhe punktet e ngarkimit të mbeturinave që i grumbullojnë ndërmarrjet publike apo që vijnë edhe nga vendbanimet rurale”, theksoi Merko.

Deponia ndërrajonale do të mbyllë në të ardhmen deponitë e Ohrit dhe Strugës, si dhe të gjitha lokacionet e tjera ilegale që shkaktojnë ndotje të mjedisit, që është një nga rekomandimet kryesore të UNESCO-s.