Rajoni i Pollogut edhe në vitin 2023 do të kërkojë zgjidhje për qentë endacak

Gostivar, 15 dhjetor – Kryetarët e komunave nga Rajoni i Pollogut edhe në mbledhjen e sotme të fundit për këtë vit në Këshillin për zhvillim të rajonit sërish e paralajmëruan bashkëpunimin rajonal me qëllim të përballjes me qentë endacak. Në prill të këtij viti, Këshilli informoi se nuk është e mundur të ketë stacionar rajonal për qentë e rrugës në Bërvenicë, kështu që gjatë këtij viti disa herë ishte cekur Komuna e Vrapçishtit, por pa zgjidhje konkrete.

Në pyetjen e gazetarëve nëse në Tetovë do të ndërmerren masa urgjente për shkak të numrit drastik të paraqitjeve për sulmet nga qentë, kryetari i Komunës së Tetovës gjithashtu me paralajmërim se do të ndërmerret diçka.

“Është një propozim tjetër me të cilin shpresojmë se do të kemi zgjidhje më serioze të problemit. Bëhet fjalë për një njeri të interesuar i cili i don qentë, i cili e sheh problemin, kërkon t’i sigurojmë ne hapësirë ku do të mund të bëjë investime edhe në baza vullnetare do të mund t’i vendosë të gjithë qentë e rrugës dhe të kujdeset për ta. Të shpresojmë se deri në fund të muajit do të kemi ndonjë zgjidhje përfundimtare për lokacionin dhe të na parashtrojë projekt ideor në mënyrë që njejtë të dalim para opinionit me ndonjë zgjidhje e cila do të jetë afatgjate. Partneri i deritanishëm mbetet të punojë deri në fund të realizimit të projektit. Akoma nuk është realizuar tërësisht marrëveshja. Vazhdojmë me ta me aksione, por në fillim thamë se kjo nuk mjafton”, tha Kasami.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili prej vitit 2023 do të jetë kryetar i Këshillit për zhvillim të Rajonit planor të Pollogut thotë se nuk ka heqje dorë nga ideja për qendër rajonale si zgjidhje më optimale.

Sipas tij, zgjidhja e vetme për të gjitha komunat e Rajonit të Pollogut është të bëhet një qendër rajonale për kujdesin e qenve endacak tani me lokacion të ri në Vrapçisht.

Në mbledhjen e sotme sipas parimit të rotacionit dhe madhësisë së komunës, u vendos që Taravari në vitin 2023 t’i kryesojë mbledhjet e Këshillit.