Rajoni duhet ta ndihmojë vetveten përmes bashkëpunimit!
Shkup, 16 shtator – Shpesh herë kemi lexuar që rajoni i Ballkanit Perëndimor ka mbetur jashtë avancimit e integrimit të duhur. Pra, më shumë një qasje viktimizuese se sa një seriozitet në integrimin e brendshëm të shteteve pjesëmarrëse të rajonit. Gabim trashanik është të synohet bashkëpunimi me BE-në nëse mungon bashkëpunimi rajonal. E ky bashkëpunim mund të rregullohet përmes formave të ndryshme duke respektuar edhe Procesin e Berlinit. Çdo bashkëpunim rajonal është shpresë dhe një hap para për bashkëpunimi përtej kufijve rajonal, shkruan Zhurnal.
Bashkëpunimi rajonal shtohet, dhe kjo është shpresë pozitive për tërë rajonin –
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) prezantoi të hënën në Tiranë edicionin e 10-të të Ballkan Barometrit, sondazhi më i madh i opinionit publik dhe i biznesit në rajon, transmeton KDP. Ky sondazh vjetor është kryer me gjashtë mijë njerëz dhe 1200 biznese nga i gjithë Ballkani Perëndimor, duke dhënë një pasqyrë të opinioneve të tyre mbi bashkëpunimin rajonal, integrimin në BE, besimin tek institucionet publike, mediat, jetën digjitale, transportin, sundimin e ligjit etj…
Aktiviteti u hap nga Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu dhe Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, pasuar nga prezantimi i të gjetjeve të Barometrit të Ballkanit, përmes një diskutimi të hapur mes Sekretares së Përgjithshme të RCC-së, znj. Bregu dhe audiences së përbërë nga të rinj, përfaqësues të organizatave rinore rajonale.
“Barometri i Ballkanit zbulon se rritja e çmimeve dhe inflacioni janë shqetësimi më i madh këtë vit për njerëzit e Ballkanit Perëndimor, të cilët gjatë dekadës së fundit shqetësoheshin më shumë për situatën ekonomike dhe papunësinë. Ky ndryshim nuk vjen si befasi, pasur parasysh se inflacioni në Ballkanin Perëndimor është gati dyfishi i atij të BE-së (respektivisht 8,1% e 3,4%), ndërsa çmimet e ushqimeve janë pothuajse të njëjta si në BE. Megjithatë, BPV-ja jonë është vetëm gjysma e asaj të BE-së”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu, ndërsa prezantoi të dhënat e dala nga sondazhi.
Ky sondazh vjetor është kryer me gjashtë mijë njerëz dhe 1200 biznese nga i gjithë Ballkani Perëndimor, duke dhënë një pasqyrë të opinioneve të tyre mbi bashkëpunimin rajonal, integrimin në BE, besimin tek institucionet publike dhe mediat, shqetësimet e tyre më të mëdha, punësimin, ndryshimet klimatike, sigurinë, jetën digjitale, transportin, sundimin e ligjit, udhëtimin, etj. Që prej fillimit në 2015-ën, anketa ka biseduar me mbi 65,000 qytetarë dhe afro 13,500 biznese duke pasqyruar opinionet e tyre.
“Në një notë pozitive, besimi tek bashkëpunimin rajonal është në rritje. Këtë vit, një rekord prej 82% e qytetarëve shprehën mbështetjen e tyre për të – rezultati më i lartë që nga fillimi i Brometrit të Ballkanit në 2015. Kjo thekson se bashkëpunimi rajonal ka vlerë të vetën, në vend që të vështrohet në kontekstin e integrimit evropian, si ka ndodhur vitet e kaluara. Megjithatë, politika nacionaliste vazhdon të shihet si pengesë e madhe për bashkëpunimin rajonal. Ndërsa besimi dhe optimizmi në rajon mbeten të kujdesshëm, ka shenja përmirësimi në mënyrën se si njerëzit perceptojnë këto çështje, pasi opinioni publik evoluon aq shpejt sa guximi politik lejon,” përfundoi Bregu.
Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor –
Rreth njëzet vjet presin disa vende të Ballkanit Perëndimor për afrimin në BE, por rruga është me pengesa. Reformat e nevojshme në shumë drejtime nuk janë zbatuar, po ashtu për shumë kohë në BE ka munguar vullneti politik dhe një strategji e qartë ndaj Ballkanit Perëndimor. E pikërisht tani, kur Evropa po përballet me dy lufta – lufta sulmuese e Rusisë në Ukrainë dhe konflikti në Lindjen e Mesme – po bëhet e qartë, se një Ballkan Perëndimor i pa stabilizuar mund të jetë një rrezik shtesë për sigurinë. “Lufta sulmuese ruse ndaj Ukrainës e ka bërë një domosdoshmëri gjeopolitike zgjerimin e BE-së”, tha ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbocktë hënën (4.03.2024) në Mal të Zi – stacioni i parë i vizitës së saj në udhëtimin dy ditor në Ballkanin Perëndimor.
Koha e zgjedhur për udhëtimi i kryediplomates gjermane nuk është rastësi: Në mes të marsit publikohet raporti i radhës i Komisionit të BE-së për progresin dhe pak pas tij në samitin e BE-së do të diskutohen hapat e mëtejshëm. Vendi anëtar i NATO-s, Mali i Zi, njëri prej gjashtë vendeve aspirante për antarësim në BE, ka përparuar mjaft në procesin e negociatave.
Mali i Zi nisi një reformë në drejtësi dhe posti vakant prej vitesh i kryeprokurorit tani më në fund u plotësua nën presionin e Brukselit. Megjithatë deri në përmbushjen e të gjitha kritereve rruga është e gjatë. Pavarësisht kësaj qeveria pro-europiane e Malit të Zi po nxit procesin me një plan mjaft ambicioz: “28 by 28” është nisma kombëtare, që ka për qëllim anëtarësimin e vendit deri në vitin 2028 në BE.
Në Mal të Zi fryma pro antarësimit në BE është mjaft pozitive: Gati 80 përqind e popullsisë janë për antarësimin e vendit në BE. Ndërsa në Serbi vetëm një në tre qytetarë preferojnë antarësimin e vendit të tyre në BE. Udhëheqja aktuale e Malit të Zi do ta shfrytëzojë këtë frymë pozitive të popullsisë për avancimin e reformave.
Bosnja në udhëkryq, edhe qeveria e Bosnjes dhe Hercegovinës, ku Baerbock qendroi të martën (5.03.2024) siguroi, se do të angazhohet për reformat e nevojshme për në BE. Krahas një ligji për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit ky vend do të miratojë edhe një ligj tjetër lidhur me konfliktin e interesit dhe do të nisë reformën në drejtësi.
Nga ana tjetër, pengesë për mos marrjen e datës për fillim të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ka qenë Franca, e pastaj Bullgaria, e cila ka vendosur dy herë veto. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shtete bllok që duhet të marrin datën në të njëjtën kohë. Pritet që me normalizimin e marrëdhënieve me shtetin fqinj Bullgarinë dhe zgjidhjen e konteksteve historike, kjo e fundit do t’i hap rrugë Maqedonisë së Veriut për fillim të negociatave me BE-në, pasi RMV t’i fut bullgarët në kushtetutën e vendit.
Prandaj, pesë rajonet më të pazhvilluara në Evropë sipas Indeksit të zhvillimit njerëzor janë në Ballkan, përderisa Rajoni juglindor i vendit (0,722) është rajoni më i pazhvilluar në gjithë Evropën. Rajonet më të pazhvilluara të Evropës gjenden në gjysmën perëndimore të kontinentit, ku indeks më të lartë ka Cyrihu (0,989). Indeksi për zhvillim njerëzor është indeks kompozit i Zyrës për raporte për zhvillim njerëzor të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe shfrytëzohet për matje të zhvillimit të një vendi, në bazë të treguesve për jetëgjatësinë, arsimin dhe të ardhurat për kokë banori. /Zhurnal.mk