“Rajmonda” do të shfaqet në skenën e Operës dhe Baletit Nacional

Opera dhe Baleti Nacional, ju paralajmëron për paraqitje të një prej perlave të artit të baletit, veprën e shquar klasike të baletit “Rajmonda” të Aleksandar Gllazunov që do të shfaqet në skenën e Operës dhe Baletit Nacional më 29 tetor 2022 me fillim në orën 20:00. Balet i pakohë që shpreh bukurinë e plotë ta vallëzimit klasik.

Dirigjente e shfaqjes është Bisera Çadllovska, Koreograf është Viktor Jaremenko nga Ukraina. Kostumet e mrekullueshme dhe Skenografia spektakulare janë të mysafirëve Ukrainas, Gana Ipatieva dhe Andrej Zllobin.

Në rolet kryesore paraqiten: Marija Kiçevska Shokarovska, Francisko Himenaz Ruiz (Spanjë), Abdurrahmani: Vasil Çiçiashvili (Gjeorgji).

Marrin pjesë solistë, ansambli i baletit dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional.

“Rajmonda” është balet në dy akte. Premiera botërore e saj është mbajtur në Teatrin e Marinskit në Sankt Peterburg, në janar të vitit 1898. Libretoja e baletit “Rajmonda” bazohet në dramaturgjinë tipike që e karakterizon kohën e Romantizmit. Në dramat (rrëfimet) e kësaj rryme artistike dominojnë temat për heroizmin, dashurinë, dhuntinë, dinjitetin dhe nderin.