Radman: Paralajmërimet janë se më 23 qershor mund të organizohet konferencë ndërqeveritare
Shkup, 17 qershor – Paralajmërimet janë se ka ende mundësi që më 23 qershor të mbahet një konferencë ndërqeveritare e Maqedonisë së Veriut me BE-në, sigurisht që kjo do të jetë një hap pozitiv përpara, e pastaj është i mundur harmonizim dhe marrëveshje ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me mbështetjen e BE-së, tha në intervistën për MIA-n, ministri kroat i Punëve të Jashtme, Gordan Gërliq-Radman.
Ministri kroat i Punëve të Jashtme vlerëson se të gjitha kushtet janë gati për të filluar dhe se presin gatishmëri nga Bullgaria për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.
“Të gjitha çështjet që do të hapen më vonë mund të zgjidhen paralelisht. Mendoj se është shumë e rëndësishme që tani të fillojmë negociatat e anëtarësimit në mënyrë që të dërgojmë një mesazh të rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor – dhe ai është se BE-ja është e gatshme të bashkohet, se Ballkani Perëndimor është pjesë e hapësirës evropiane, që ajo është hapësirë gjeopolitikisht e rëndësishme dhe gjeostrategjike, nënvizoi Radman.
Gërliq-Radman, i cili mori pjesë në Forumin e Prespës për Dialog në Ohër, thotë se është shumë e rëndësishme të kontribuohet për paqen dhe stabilitetin dhe të shihet realizimi i dëshirës së Maqedonisë së Veriut, e cila është e vendosur për anëtarësim në BE, dhe se, thotë, ne jemi bashkë në familjen evropiane.
“Presidenca franceze është sigurisht e rëndësishme. Franca dëshiron të tregojë se, ndërsa ajo edhe kjo është, se është një vend lider në vendet anëtare të BE-së. Si Franca ashtu edhe Gjermania janë vende të mëdha dhe të përgjegjshme. Gjatë vizitës së tij në Kroaci vitin e kaluar, presidenti francez Makron tha se samiti i Ballkanit Perëndimor ishte shumë i rëndësishëm për të dhe se ai sigurisht ishte i interesuar dhe se Franca do të mbështeste fuqishëm hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sepse kjo është gjithashtu në interes edhe për sigurinë e Bashkimit Evropian, theksoi Radman.
Intervista e plotë së bashku me video-materialin do të publikohet nesër.

