Radev-Pendarovski: Edhe Bullgaria ka probleme me zjarret por do të dërgojnë mjete zjarrfikëse në RMV

Shkup, 3 gusht – Presidenti bullgar Rumen Radev, ka realizuar një bisedë telefonike mbrëmë me presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, lidhur me zjarret që kapluan një pjesë të Koçanit, informon Zhurnal.

Nga pres qendra e presidentit bullgar njoftojnë se është biseduar për mundësinë që Bullgaria të ofrojë ndihmë për shuarjen e zjarreve dhe për ndihmë të kyçen pajisjet zjarrfikëse, të cilat duhet të ndihmojnë në menaxhimin me situatën në Koçan.

Rumen Radev e njoftoi Stevo Pendarovskin me situatën e komplikuar me zjarret edhe në Bullgari.

“Mbrëmë vonë kisha një bisedë telefonike me presidentin Rumen Radev. U dakorduam që sa më shpejtë Bullgaria të dërgojë njësi zjarrfikëse që të ndihmojnë në shuarrjen e zjarreve”, ka shkruar Pendarovski.//Zhurnal.mk