Qyteti i Shkupit vendosi për shitjen e aksioneve të KF Vardarit te pronari i ri

Shkup, 22 gusht – Qyteti i Shkupit ka vendosur për shitjen e aksioneve të klubit të futbollit Vardar, ekip i cili vitin e kaluar u eliminua nga Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut.

“Një nga pikat më të rëndësishme që do të diskutohen në Këshillin e Qytetit të Shkupit është edhe propozim-vendimi për dhënien e pëlqimit për shitjen e aksioneve dhe pakon menaxhuese nga Shoqata për aktivitetet sportive Ekipi i Futbollit Sh.A. Vardar”, deklarojnë nga Qyteti i Shkupit.

Pronari i ri i ekipit, “Blu Skaj investments”, ka nënshkruar tashmë kontratë me Kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov., i cili kishte sqaruar që borxhi i ekipit në vlerë prej 2.4 milionë euro do të mbulohet nga investitori i ri, Slobodan Krstevski dhe Samoil Simev.