Qyteti i Shkupit: Janë zgjidhur 1.437 kërkesa të qytetarëve përmes adresës 24@skopje.gov.mk

Shkup, 19 mars – Në adresën elektronike për komunikim me qytetarët 24@skopje.gov.mk deri më tani kanë arritur 1.597 kërkesa, nga të cilët janë zgjidhur madje 1.437. Numri më i madh i qytetarëve në këtë adresë kanë paraqitur probleme nga fusha e çështjeve tatimore, rregullimi dhe mirëmbajtja e gjelbërimit në sipërfaqet publike, si dhe probleme me transportin publik dhe pastrimin e deponive të paligjshme, kumtoi sot pres-shërbimi i Qytetit të Shkupit.

Në adresën elektronike 24@skopje.gov.mk, qytetarët mund të paraqesin sfida në kompetencë të qytetit, ndërsa administrata e qytetit është e obliguar të përgjigjet në kërkesat në afat prej 24 deri në 72 orë.

“Qëllimi i këtij projekti është në mënyrë efikase dhe efektive të administratës së qytetit në shërbim të qytetarëve, i cili do të kontribuojë që Shkupi të jetë qytet funksional i cili ofron shërbime të shpejta, cilësore dhe në kohë për shkupjanët”, thonë nga Qyteti i Shkupit.