QMK: Zjarre aktive në Maleshevi, rajonin e Shtipit, Shkupit, Prilepit, Velesit, Tetovës dhe Kumanovës
Shkup, 8 gusht – Sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhim me Kriza, deri në orën 13 në territorin e shtetit aktive janë dhjetëra zjarre me intensitet të ndryshëm edhe atë te vendi Bajaz Tepe, te fshatrat Istevnik i Ri, Razllovc, Dragoevë, Toplicë dhe Romanovc, në vendin ndërmjet fshatrave Rahoviç dhe Bukoviç, ndërmjet fshatit Divlljë dhe vendit Krushë, te fshatrat Dren dhe Smollan, në Kitkë dhe përgjatë rrugës Shipkovicë-Brodec.
Zjarri në atarin e Dellçevës është aktiv, me çka janë paraqitur vatra të reja. Zjarri te fshati Razllovc në vendin e quajtur Çokalicë është lokalizuar, por ekipet ende janë në vendin e ngjarjes. Zjarri në fshatrat Trabotë dhe Istevnik i Ri në rrugën drejtë Ujit të Shenjtë është vendosur nën kontroll, por në atë vend qëndrojnë 4 të punësuar nga Oda Pyjore që ta kontrollojnë situatën, ndërsa të tjerët janë tërhequr dhe dërguar në fshatin Razllovc.
Ende është aktiv edhe zjarri në territorin e Komunës së Pehçevës dhe përhapet në territorin e Berovës. Shuarja realizohet në rajone të pakapshme mbi fshatin Budinarc dhe nga era e fortë zjarri përhapet drejtë atarit të fshatit Mirashinc, ku po digjet pylli. Nga QMK njoftojnë se po kërkohet ndihmë nga ARM-ja me 30 ushtarë dhe mjete për shuarjen e zjarrit sepse situata është alarmante.
Zjarri ka shpërthyer edhe në atarin e fshatit Dragoevë në Komunën e Shtipit, ndërsa sipas QMK, ka njohuri edhe për vatër të re te fshati Bogosllovec në territorin e Sveti Nikollës.
Stuhia e zjarrit në vendin ndërmjet fshatrave Rahoviç dhe Bukoviq në Komunën e Sarajit po lëviz drejtë kreshtës së malit dhe nuk paraqet rrezik për fshatrat. Atje po digjet pylli i përzier në teren mjaft të pakapshëm, në vendin e zjarrit nuk ka asnjë ekip.
Me aeroplanë është vepruar te zjarri në rajonin e Katllanovës, gjegjësisht në vendin ndërmjet fshatrave Divlje dhe vendit Krushë. Zjarri tani po lëviz drejtë Divles dhe për shkak të veprimit të aviacionit, pamundësohet shuarja nga toka.
Zjarr është regjistruar në Presllap në Kitkë, i cili me kohë po humb fuqinë.
Në rajonin e Prilepit aktive janë dy zjarre edhe atë në ataret e fshatrave Dren dhe Smollan ku po digjet bari i thatë dhe pylli, ndërsa ekziston rrezik që të përfshihet edhe pylli i lartë, si në fshatin Toplicë përgjatë rrugës magjistrale Prilep – Gradsko.
Zjarre më të vogla janë aktive përgjatë rrugës Shipkovicç-Brodec në rajonin e Tetovës, ku po digjet bari i thatë, si dhe në atarin e fshatit të Kumanovës Romanovc, ku është djegur bari i thatë.
Në territorin e Velesit është lokalizuar zjarri nga drejtimi i Krushës drejtë fshatit Xhidimic dhe ai nuk po përhapet, përderisa zjarri ndërmjet fshatrave Ivankovc dhe Mamutçevë është shuar, pasi është djegur 8 hektarë tokë.