QMK organizon stërvitje simuluese komanduese të shtabit për përballje me incidente të krizave
Shkup, 24 mars – Qendra për menaxhim me kriza, prej 21 deri më 25 mars organizon stërvitje simuluese komanduese të shtabit për përballje me incidente të krizave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në organizim të zyres për bashkëpunim në mbrojtje pranë Ambasadës së SHBA-së.
“Në stërvitjen simuluese komanduese të shtabit mori pjesë edhe zëvendës shefi i misionit pranë Ambasadës së SHBA-së në vendin tonë, Erik Majer, ndërsa në fillim të pjesës së punës fjalë hyrëse pati drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov”, thuhet më kumtesën e QMK-së.
Nga Qendra për menaxhim me kriza informojnë se çdo ditë është realizuar skenar i ndryshëm për situata urgjente të krizave, ndërsa me atë rast edhe për koncipimin e përgjigjes adekuate të të njejtave – së pari rrezik nga materiale radiologjike në mjedis urban, e më pas gjatë vërshimeve në rajon të qytetit me rrethinë dhe gjatë shpërthimit të fuqishëm në rajonin e njejtë, përkatësisht qytet.
“Në stërvitje u përdorën shembujt dhe përvojat nga funksionimi i sistemit të standardizuar amerikan për komandë, kontroll dhe koordinim të përgjigje adekuate gjatë paraqitjes së incidenteve, që në SHBA ka dhënë rezultate të mira, ndërkaq shpesh herë është përdorur në mënyrë internacionale si formular për qasje të ngjashme për përballje me kërcënimet dhe situatat e krizave”, thonë nga QMK.
Në fillim të javës, në stërvitjen ekzekutive komanduese të shtabit për përgjigje gjatë serisë së incidenteve të krizave në rajon të Qytetit të Shkupit, sipas hapave të përbashkët të planifikuar u realizuan aktivitete për njoftim dhe trajnim të pjesëmarrësve me NIKS – Gjenerata e ardhshme e sistemit të NATO-s për përballje me incidente në Maqedoni të Veriut. Trajnimin e pjesëmarrësve në stërvitje që do ta përdorin sistemin NIKS e kreu ekipi i specializuar nga QMK-ja.
Aktivitetet nga përgatitjet e javës së kaluar, si dhe stërvitja ekzekutive komanduese e shtabit, shtojnë nga QMK, janë nën aptronatin e Agjencisë për ulje të kërcënimeve të mbrojtjes së SHBA-së (DTRA) dhe janë pjesë nga programi gjithpërfshirës për përmirësim të kapaciteteve mbrojtëse të Ministrisë së Mbrojtjes, të konkretizuara në këtë rast përmes njësisë së armatës për mbrojtje ABHO, si dhe për komunikim dhe koordinim të Qendrës për menaxhim me kriza dhe të institucioneve nga Sistemi për menaxhim me kriza (SMK).

