QMK: Duke pasur parasysh kushtet e motit, shpresojmë që zjarri pranë Petrovecit të lokalizohet

Shkup, 11 gusht – Në konferencën e sotme për shtyp mbi gjendjen e zjarreve deri në orën 16:00 ndihmës Shefja e Departamentit të Operacioneve dhe Koordinimit në QMK, Marija Milkova, tha se ka shumë mundësi që kushtet e motit – shiu do të ndihmojë në përballje me zjarret.

Përveç zjarrit pranë fshatit Saraj, zjarri pranë fshatit Petrovec është aktiv, pra më saktësisht në afërsi të fshatit Divije. Ka një tendencë për të kaluar në komunën e Sveti Nikollës. Por, meqenëse kontaktuam njerëzit në terren, zjarri nuk ka kaluar ende në atë territor. Ajo mbahet nën kontroll. Për shuarjen e këtij zjarri po marrin pjesë përfaqësues të pylltarisë së Kavadarit – “Karaxhica”, PP me pesë zjarrfikës dhe dy automjete.

Situata po monitorohet, dhe shpresojmë që ky zjarr, duke pasur parasysh kushtet e motit, të lokalizohet”, tha Milkova.