Qitje artilerike nderi me rastin e Ditës së Armatës

Shkup, 17 gusht – Në kazermën “Ilinden” në Shkup sonte me fillim në orën 19:00 do të zhvillohet qitje artilerike nderi me rastin e 18 gushtit, Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Do të gjuhen 10 breshëri nga gjashtë predha artilerie me përbërje të batalionit artilerik të armatës.

Para kësaj, në orën 16:00 do të zhvillohet qitje testuese artilerie me një predhë artilerike.