Qindra kumanovarë së shpejti do të kthehen nga Avganistani

Kumanovë, 16 gusht – Disa qytetarë nga Kumanova të cilët nga kompani të huaja ishin të angazhuar në Avganistan janë të sigurtë dhe duhet të kthehen në shtëpi, përcjellë Zhurnal.
Ata kanë rënë në kontakt me të afërmit dhe i kanë informuar se janë mirë. Përmes Turqisë duhet të udhëtojnë në shtëpi. Bëhet fjalë për qindra persona. Pjesa më e madhe janë kthyer që kur filloi virusi.
Angazhimi me punë në këtë vend prej ku fitohen para të majme, përfundon me tërheqjen e amerikanëve.
Viteve të fundit, shumë kumanovarë kanë punuar në lavazhe, kuzhine, në baza ushtarake në Avganistan. Ata janë të obliguar të mos japin detaje për angazhimin e tyre atje.
Qeveria qendroore në Kabull dje me paqe i’a dorëzoi pushtetin përfaqësuesve të talebanëve, me çka përfundoi qeverisja 20 vjeçare e Qeverisë avganistane e mbështetur nga SHBA-të. Talebanët hynë në pallatin presidencial në kryeqytet.//Zhurnal.mk