Qeveria: Vijon përgatitja e analizës dhe masave të reja të mundshme të cilat shumë shpejtë do të jenë në seancë qeveritare
Shkup, 7 mars – Në vijim është përgatitja e analizës dhe masave të reja të mundshme të cilat shumë shpejtë duhet të jenë në seancë qeveritare, informoi sonte shërbimi për shtyp i qeverisë pas takimit të Këshillit Ekonomik në të cilin u bisedua për gjendjen aktuale ekonomike në vend dhe për rreziqet dhe pasojat e krizës ruso-ukrainase mbi ekonominë.
Në takimin, të cilin e ka udhëhequr kryeministri Dimitar Kovaçevski, është biseduar për masa të targetuara me mbështetjen e buxhetit për ekonominë me qëllim të ruajtjes së likuiditetit dhe vendeve të punës dhe për masa për kategoritë e cenueshme të qytetarëve me qëllim të lehtësimit të goditjeve të çmimeve.
Është konfirmuar angazhimi dhe rëndësia e sjelljes së masave për mbështetjen e qytetarëve dhe ekonomive në kohë krize.
“Janë shkëmbyer mendime, sugjerime, propozime rreth masave të nevojshme siç janë ndihma shtetërore duhet të merren parasysh gjatë krijimit të politikave për zbutjen e pasojave nga kriza më e thellë me historinë bashkëkohore”, thuhet në kumtesën e shërbimit qeveritar për shtyp.
Në takim, krahas anëtarëve të Këshillit Ekonomik, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të bashkësisë akademike, guvernatorja e Bankës Popullore si edhe përfaqësues të odave ekonomike, kompanive më të mëdha në vend, të organizatave sindikaliste dhe ekspertë të sektorit ekonomik dhe financiar.

