Qeveria vazhdon të mbështesë kompanitë vendore, nuk ka probleme në prodhimin e vajit

Shkup, 21 mars – Për muajt e ardhshëm nuk ka problem me sigurimin e lëndëve të para për vajin ushqimor, ndërsa industria ushqimore e Prilepit “Vitmainka” e furnizon me sukses, me 40 për qind, tregun vendor, tha drejtori i përgjithshëm Sasho Naumovski para kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi të cilët sot e vizituan kompaninë.

Sipas Naumovskit, nuk ka problem me prodhimin e vajit ushqimor.

“Gjatë katër viteve të shkuara arritëm brendin ‘Briliant’ ta kthejmë në treg dhe për momentin me rreth 40 për qind e përmbushim tregun vendor me vaj ushqimor. Kemi rezerva për punë të papenguar në tre muajt e ardhshëm dhe kemi marrëveshje me furnizuesit tanë nga vendet përreth që rregullisht të furnizohemi me lëndën e parë”, deklaroi Naumovski.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se është e madhe mbështetja e Qeverisë për kompanitë vendore dhe i nxitë ato për të investuar.

“Kjo kompani e njohur i shfrytëzon përfitimet e Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve, si dhe masën e Qeverisë për mbështetjen financiare për forcimin e konkurrencës së subjekteve afariste në periudhën pas KOVID-it. Në bazë të kësaj mase, pothuajse 400 kompani morën mbështetje financiare në vlerë prej 17.2 milionë euro. “Vitaminka” është kompani që investon në vende të reja pune, realizon investime kapitale, e rrit konkurrencën dhe i pushton tregjet e reja. Pikërisht për këtë i përmbush kushtet për shfrytëzimin e mjeteve të parapara në Ligjin për mbështetje financiare për investimet, përmes të cilit përkrahje kanë marrë më shumë se 350 kompani në vend. Projekti investues pesëvjeçar i “Vitaminkës” duhet të realizohet deri në fund të vitit. Deri më tani janë investuar 419 milionë denarë, ndërsa në përputhje me planin investimi do të arrijë në 702 milionë denarë. Deri më tani, ndihma shtetërore e paguar është 68 milionë denarë. Me Planin për rritje ekonomike, i cili funksionon përmes Ligjit për mbështetje financiare të investimeve dhe Programit afatmesëm për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, vetëm në vitin 2021 ekonomia e Maqedonisë mbështetet me 48,5 milionë euro”, tha Kovaçevski dhe përkujtoi se janë miratuar dhe zbatuar gjashtë pako masash kundër krizës, të cilat janë vlerësuar në vlerë prej rreth 1,2 miliardë euro, për të shpëtuar vendet e punës dhe për të ruajtur likuiditetin e kompanive.

Sipas tij, kompania i shfrytëzon përfitimet nga Ligji për mbështetje financiare të investimeve, si dhe nga masa qeveritare për mbështetje financiare për përforcim të konkurrencës së subjekteve afariste në periudhën pas Kovid-19.

“Me këtë masë pothuajse 400 kompani morën ndihmë të përgjithshme financiare prej 17,2 milionë eurove. ‘Vitmainka’ investon në punësime të reja, realizon investime kapitale, e rritë konkurrencën dhe pushton tregje të reja. Mu prandaj, i përmbush kushtet për shfrytëzim të mjeteve, të mundësuara me Ligjin për mbështetje financiare për investime. Mbështetjen e morën mbi 350 kompani. Projekti investues i ‘Vitaminkës’ duhet të realizohet deri në fund të vitit. Deri më tani janë investuar 419 milionë denarë, ndërkaq në pajtim me planin, investimi do të arrijë deri 702 milionë denarë. Deri në këtë moment. ndihma e paguar shtetërore është 68 milionë denarë”, deklaroi Kovaçevski.