Qeveria: Rritje rekorde e shkëmbimit tregtar në mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë
Shkup, 24 mars – Qeveria e RMV-së në bashkëpunim me Delegacionin e Odës ekonomike gjermane në vend, informon për rritje rekorde të shkëmbimit tregtar në mes dy vendeve.
Në përputhje me të dhënat statistikore të Ministrisë Federale të Ekonomisë së Gjermanisë, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, shkëmbimi tregtar në mes Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut në vitin 2021 përsëri është rritur dhe ka arritur nivel rekord.
Në vitin 2021 në mes dy vendeve është realizuar shkëmbim tregtar në vlerë prej 4,7 miliardë euro, që do të thotë rritje për 23,6 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Eksporti nga Maqedonia e Veriut drejtë Gjermanisë në vitin 2021 është rritur për 24,8 për qind në krahasim me vitin 2020 derisa importi nga Gjermania në Maqedoninë e Veriut është rritur për 1 miliardë euro në 1,2 miliardë euro, që paraqet rritje prej 20.6 për qind.
Nga Qeveria theksojnë se bashkëpunimi ekonomik me Republikën Federale të Gjermanisë është kryesisht i nivelit të lartë dhe ky vend tradicionalisht është vendi i parë partner i Maqedonisë së Veriut, me investime të shumta të drejtpërdrejta të kompanive nga Gjermania në vendin tonë

