Qeveria propozon që në shtator nxënësit kthehen në shkolla

Shkup, 16 gusht – Me propozim të Ministrisë së Arsimit, në mbledhjen e sotme të shtabit kryesor koordinues të Qeverisë, të cilin e udhëhoqi kryeministri Zoran Zaev, është vlerësuar se janë krijuar kushtet për fillim të vitit të ri shkollor me prezencë fizike të nxënësve, përpos disa përjashtimeve, të cilat do të përcaktohen në vendimin që do të sillet në seancën e nesërme të Qeverisë, informon Zhurnal.

“Si bazë për këtë vendim, sipas anëtarëve të shtabit, është numri i madh i mësimdhënësve dhe kuadrit shkollor të cilët janë vaksinuar. Për momentin janë vaksinuar rreth 60% prej tyre, ndërsa deri në shtator kjo përqindje pritet të arrijë deri në 80%”, informojnë nga pres shërbimi i Qeverisë.

Në këtë drejtim janë dhe protokolet të përgatitura nga epidemiologë të cilat janë sjellur për mësim me prezencë fizike, ndërsa kanë të bëjnë me mbajtje të maskave dhe ajrosjen e hapësirave ku do të mbahet mësimi.

Në mbledhje u njoftua se edhe tek të punësuarit në çerdhe ka vazhduar vaksinimi ndërsa janë vaksinuar 60% prej tyre.//Zhurnal.mk