Qeveria për MIA-n: Të mos keqpërdoret Goce Dellçevi për krijimin e konflikteve dhe intolerancës , qoftë brenda apo jashtë kufijve
Shkup, 9 shkurt – Kuvendi tashmë miratoi rezolutë për përcaktimin e pozicioneve shtetërore në negociatat me Bullgarinë. Goce Dellçevi aspak nuk është temë e negociatave dhe Qeveria konsideron se është e panevojshme miratimi i një deklarata të tillë, është qëndrimi i Qeverisë të deklaruar për MIA-n lidhur me deklaratën për Goce Dellçevin që VMRO-DPMNE-ja opozitare e dorëzoi javën e kaluar në Parlament.
“Është shumë me rëndësi të gjithë faktorët politikë dhe shoqërorë të përmbahen nga pikët dhe përfitimi mbi kurrizin, figurën dhe veprën e të madhit tonë Dellçevit. U bëjmë apel që Dellçevin ta ndjejmë dhe festojmë me përgjegjësi dhe dinjitet. Nuk duhet të keqpërdoret Dellçevi për krijimin e konflikteve dhe intolerancës, qoftë brenda apo jashtë kufijve tanë. Kemi për obligim të jemi të kujdesshëm, të përkushtuar dhe dinjitoz në komunikimet publike kur është në pyetje Dellçevi sepse ai e meriton pikërisht këtë “, theksojnë nga Qeveria për MIA-n.Prej atje theksojnë se është e hapur ftesa për opozitën të përfshihet në mënyrë konstruktive në proceset të cilat janë me interes të lartë për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.“Konsiderojmë se rruga e duhur për zgjidhjen e çështjeve të hapura është përmes intensifikimit të dialogut të grupeve të punës të të dyja vendeve, relaksim të marrëdhënieve dhe fokus në zhvillimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat. rezultatet, për një kohë të shkurtër, tashmë janë të dukshme”, theksojnë nga Qeveria.

