Qeveria ngrin çmimin e drurit dhe peletëve
Shkup, 2 nëntor – Qeveria në seancën e sotme ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta në tregëtinë me pakicë të drurit për ngrohje dhe peletëve, informon Zhurnal.
Sipas vendimit, çmimi më i lartë i drurit të ahut caktohet 4500 denar ndërsa i dushkut 6429 denarë për m3.
Çmimi më i lartë i peletëve caktohet 27 denarë për një kilogram. Në këtë çmim përfshihet TVSH-ja dhe transporti.
Këto çmime vlejnë deri më 31 dhjetor të këtij viti./Zhurnal.mk

