Qeveria: Në ditën e fundit janë prodhuar 14.579 MWh energji elektrike
Shkup, 10 mars – SHA EMV dje prodhoi 14.579 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore.
Në termoelektranat janë prodhuar 10.986 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 3.593 MWh.
Nga Qeveria potencojnë se të dhënat janë marrë nga Raporti i SHA EMV për 09.03.2023.

