Qeveria me seancë të jashtëzakonshme për Ukrainën, Mariçiq: Ofrojmë ndihmë aq sa mundemi
Shkup, 24 shkurt – Zv.kryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq ka dënuar agresionin që Rusia po e kryen ndaj Ukrainës.
Ai shprehet se vendi ynë i ofron ndihmë Ukrainës aq sa mundet të ndihmojë Maqedonia.
“Ky është akt agresioni e që nuk lejohet. E respektojmë pavarësinë teritoriale të Ukrainës. Qëndrojmë me popullin e Ukrainës në këtë situatë. Ofrojmë ndihmë për Ukrainën aq sa mundemi dhe si mundemi të ndihmojmë në këto momente të vështira”, tha Mariçiq.
Zv.kryeministri informon se Qeveria sot do të mbajë seancë qeveritare, e dedikuar për sulmin rus në Ukrainë
“Detajet që do t’i bisedojmë dhe çfarë do të vendoset do t’i kumtojmë pas seancës”, thotë Mariçiq.//Zhurnal.mk

