Qeveria krenohet pasi arriti të përmbushë premtimin për pagë mesatare prej 500 eurove

Shkup, 20 maj – Paga mesatare mujore neto për një të punësuar në mars të vitit 2022 është 31.080 denarë, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave. Kjo nënkupton edhe realizim të premtimit kyç për pagë mesatare mujore neto prej 30.000 denarë, që tashmë e tejkalon qëllimin e vendosur. Në krahasim me marsin e vitit 2021, ajo është rritur për 10, 1 për qind ose për 2.863 denarë.

Siç informon shërbimi për informim i qeverisë, sipas statistikës, rritja e këtilla ka të bëjë para së gjithash në rritjen e pagës mesatare mujore neto për një të punësuar në sektorët: Veprimtari financiare dhe veprimtari të sigurimeve (21,4 për qind), Art, argëtim dhe rekreacion 20,2 për qind) dhe Objekt për akomodim dhe veprimtari shërbyese me ushqim (19,5 për qind).

“Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave e konfirmuan trendin e rritjes së pagave, që është rezultat i masave ekonomike dhe politikave të cilat i zbaton Qeveria. Nëse të dhënat e fundit i krahasojmë me marsin e vitit 2017 kur paga mesatare ishte 22.445 denarë, dallimi është 8.635 denarë”, qëndron në kumtesë.

Qeveria, siç bëhet e ditur, edhe në kushte të krizës më të madhe botërore, vazhdon me dinamikë të përforcuar, të sjellë masa në interes të qytetarëve.

“Paga minimale është rritur në 18.000 denarë, pensionet përjetuan rritjen më të lartë historike, ndërsa papunësia është gjithashtu në nivelin historik më të ulët. Qeveria me të gjitha palët e prekura përgjatë dialogut, krijon metodologji me të cilat pagat dhe pensionet, do të vazhdojnë të rriten në vazhdimësi”, thuhet në kumtesën e Qeverisë